INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përjashtimi i Bashës, kreu i Kuvendit, Ruçi: Ju tregoj pse nuk thirra Byronë e Kuvendit

Përjashtimi i Bashës, kreu i Kuvendit, Ruçi: Ju tregoj pse nuk thirra Byronë e Kuvendit

Publikuar më: 17:57 05-10-2017

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përjashtuar kreun e opozitës, Lulzim Basha nga seanca e sotme plenare. Mirëpo edhe pas rinisjes së seancës pas përjashtimit të tij, Basha nuk e bojkoti sallën e për më tepër kërkoi të merrte edhe fjalën, gjë që nuk ndodhi.

Gramoz Ruci tha se pavarësisht se Basha nuk lëshoi foltoren nuk do thirret Byroja e Kuvendit për të marrë masa akoma më të ashpra për Bashën, pasi sipas Rucit është për herë të parë në Kuvend dhe deputet.

 “Sa për sqarim duke qenë se deputeti i ndëshkuar është për herë të parë në Kuvend, po kështu dhe për herë të parë deputet njoftoj deputetët dhe opinionin publik që nuk po ushtroj kompetencën që më jep rregullorja, si kryetar i Kuvendit për të thirrur Byronë e Parlamentit për të marrë masa akoma më të ashpra për situatën e sotme. Seancën e deklaroj të mbyllur mirupafshim”-tha Ruçi.

Article Logic
Execution time: 0.0036501884460449