INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përjashtimi i BE nga tarifat e reja. Gjermania përshëndet vendimin e Trump

Përjashtimi i BE nga tarifat e reja. Gjermania përshëndet vendimin e Trump

Publikuar më: 09:42 23-03-2018

Gjermania vlerëson vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për t’i përjashtuar përkohësisht vendet e Bashkimit Evropian nga tarifat e vëna për çelikun dhe aluminin. Ministri gjerman i Ekonomisë, vl Peter Altamier i ka dhënë një intervistë për Radios Deutschlandfunk, ku bëri thirrje për më shumë bashkëpunim ndërkombëtar sa i përket tregtisë. “Jam shumë i kënaqur që kemi mënjanuar një situatë për industrinë gjermane të çelikut dhe aluminit, e cila mund të kishte dërguar në pasiguri të madhe”, ka thënë ai. “Ne nuk duam masa të tjera të njëanshme, ne duam marrëveshje të matura”, ka shtuar Altamier. “Qëllimi ynë është që në fund të këtyre takimeve, arkitektuara e tregtisë ndërkombëtare të jetë më e qëndrueshme dhe të kemi më shumë bashkëpunim”, ka deklaruar ministri gjerman. Javë më parë presidenti amerikan Donald Trump pati njoftuar për vënien e tarifave në importet e çelikut prej 25 për qind dhe ato të aluminit me 10 për qind.

Article Logic
Execution time: 0.0040500164031982