INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, reagon Partia Demokratike

Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, reagon Partia Demokratike

Publikuar më: 19:47 22-04-2016

Byroja e Kuvendit, mori sot vendimin për përjashtimin me 10 ditë të deputetit Sali Berisha.Partia Demokratike, reagoi menjëherë me anë të një deklaratë pas këtij vendimi të byrosë.  Sipas PD-së, Edi Rama u hakmor ndaj ish-kryeministrit Berisha për denoncimin që i bëri partnerit të tij Shullazi.

Deklarata e PD-së

Edi Rama riktheu sot dënimin e byrose së partisë duke u hakmarrë ndaj Sali Berishës për denoncimin që i bëri partnerit të tij Shullazi.

E njëjta byro që është e verbër dhe e shurdhër për të parë fyerjet skandaloze dhe dhunën verbale të Edi Ramës ndaj grave deputete, e në fund dënon pikërisht viktimat e dhunës, e njëjta byro që për shkak se nuk e fshihte dot pisllëkun e Braçes që ndodhi në sy të mbarë shqiptarëve, dënoi padrejtësisht dy deputetë të PD për të ngushëlluar mercenarin e Ramës, po kjo byro vendosi të përjashtojë Sali Berishën pse propozoi një nismë ligjore.

Partia Demokratike kërkon anullimin e menjëhershëm të këtij vendimi të padrejtë. Në të kundërt, PD dhe grupi i saj parlamentar do të marrin vendimet e duhura për t’iu përgjigjur këtij arbitrariteti dhe padrejtësie, këtij akti hakmarrje burracake të partnerit të Shullazit Edi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0039079189300537