INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Përjashtimi i Palokës dhe Nokës nga kuvendi. Reagime… [VIDEO]

Publikuar më: 14:14 21-11-2016

Pas përjashtimit të deputetëve të opozitës, Edi Palokës dhe Flamur Nokës nga parlamenti në Byronë e Kuvendit vetëm me vota të maxhorancës dhe me abstenim të LSI kanë reaguar dhe palët politike. Për Taulant Ballën e PS byroja dha dhënim minimal dhe opozita me këto sjellje vetëm dëmton ecurinë normale të seancave kuvendore. Ndërsa për të djathtin, Edmond Spaho kjo është një përpjekje e maxhorancës për ti mbyllur gojën opozitës.
Të dy deputetët e opozitë janë pezulluar nga parlamenti me 5 ditë, Paloka dhe me 10 Noka për shkak se kanë prishur rregulloren e kuvendit. Paloka shtyu fizikisht Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe Noka ka bllokuar foltoren duke mos lejuar të flasë kryeministri Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0052638053894043