Katia Aveiro, motra e Ronaldos, dhe miqtë e tjerë reaguan në Instagram pas përjashtimit të portugezit me karton të kuq në debutimin e Ligës së Kampionëve me Juventusin.
Katia Aviero reagoi menjëherë pas ndeshjës për të treguar opinionin e saj për përjashtimin e vëllait të saj në ndeshjën e parë me Juventus në Champions.
“Turp për futbollin, drejtësia do të vihet në vend, ata duan të shkatërrojnë vëllanë tim, por Perëndia kurrë nuk fle, e turpshme” shkroi fillimiusht motra e Ronaldos në profilin e saj në Instagram.