INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përjashtimi nga ndihma ekonomike, Rama: 70% të rinj që refuzojnë të punojnë

Përjashtimi nga ndihma ekonomike, Rama: 70% të rinj që refuzojnë të punojnë

Publikuar më: 17:50 23-02-2018

Pas mbledhjes së qeverisë në Berat në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama u shpreh se është vendosur të krijohet një fond i përbashkët me bashkitë. Kreu i qeverisë tha se qeveria ka autorizuar bashkitë të ngrenë shërbimet sociale.

Vendimi i dytë i marrë është program kombëtar i punësimit i cilësuar nga Rama një sfidë e qeverisë. Program kombëtar i punësimit 2018-2021 i cili pritet që të nis pranverën e këtij viti.

I pyetur nga gazetarët për ndërtimin e Hece-ve, Rama u shpreh se do të jenë të vëmendshëm dhe se nuk do të preket asnjë lloj vepre ku sipas tij preket e ardhmja.

‘Nuk do t’i vëmë asnjë minë Shqipërisë në asnjë sektor’ u shpreh Rama.

Sa i përket paketës së ndihmës sociale Rama u shpreh se është dyfishuar fondi i ndihmës ekonomike nga 3-6% për familjet në nevojë. Sa i përket personave të përjashtuar Rama u shpreh se shumë prej tyre janë të aftë për punë.

‘70 për qind e atyre që kanë pretenduar të përfshihen dhe nuk janë përfshirë në skemë janë të moshës 24-45 vjeç dhe plotësisht të aftë për punë. Unë nuk mund ta pranoj që fabrika të rrezikojnë të falimentojnë për shkak se nuk shkon njeri të punojë dhe nga ana tjetër, ata që janë të aftë për punë të kërkojnë ndihmë ekonomike ndërkohë që u ofrohet punë. Po flas për fabrika konkrete që mbeten me vende të lira pune, sepse njerëzit refuzojnë të punojnë”, deklaroi Kryeministri.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828