INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përjashtohet nga Big Brother, vjen reagimi i menjëhershëm i Sara Gjordenit: Bardhi, babai i fëmijëve të mi...

Përjashtohet nga Big Brother, vjen reagimi i menjëhershëm i Sara Gjordenit: Bardhi, babai i fëmijëve të mi...

Publikuar më: 13:34 06-03-2024

Ish-banorja e BBVA, Sara Gjordeni, pasi pati një konflikt me konkurrenten tjetër Françeskën, u përjashtua nga loja.

Një reagim i menjëhershën ka ardhur nga Sara në rrjetet e saj sociale ku shprehet se veprimi ndaj Françeskës ishte një akumulim ofendimesh nga ana e ish-Missit, duke theksuar se i qëndrimi i saj në lojë ishte i padrejtë.

“Veprimi me Françeskën ishte një akumulim i mëse 30 rasteve nxitjeje dhe ofendimesh të vazhdueshme siç edhe mesa shoh, është vënë re edhe nga ju. Unë nuk e mbaj veten për vajzë e cila kam fjalor të pasur ofendimesh. Rritur në një shtëpi me burra, arrita tek “veprat”. Të cilat, e pranoj nuk ishin të hijshme, por, i qëndrova fjalës që thashë se nuk i falja asnjë ofendim. Për mua qëndrimi i saj në shtëpi është i padrejtë dhe reflekton gjykimin e pasojës, jo të shkakut, dhe peshku qelbet nga koka. Që do të thotë duhej dënuar edhe shkaku, jo vetëm pasoja, përfaqësuar nga unë në këtë rast” – shkroi ajo në InstaStory.

Ndërsa sa i përket Bardhit, ajo deklaroi se ai është “babai i fëmijëve të saj” dhe se është “djali më burrë në BBV” Sara sqaroi se askush i tretë nuk do të bëhet kurrë shkak i një ndarje mes tyre.

“SA PËR BARDHIN Është djali me BURRË aty brenda! Babai i fëmijëve të mi dhe ASKUSH i tretë nuk do lejohet të bëhet KURRË shkak i një ndarjeje sepse çfarë ndiejmë unë dhe ai atë e dimë vetëm NE

Njerëzit të cilët kanë besuar te ne, ruajnë një vend të veçantë në zemrën time dhe ju përulem për mbështetjen që na paskeni dhënë kur isha në shtëpi”, shkruan Sara.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439