INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përkeqësohen marrëdhëniet, SHBA-ja pezullon vizat jo-emigruese për Turqinë

Përkeqësohen marrëdhëniet, SHBA-ja pezullon vizat jo-emigruese për Turqinë

Publikuar më: 06:39 09-10-2017

Misioni i Shteteve të Bashkuara në Turqi, kanë njoftuar se kanë pezulluar të gjitha shërbimet për viza jo- emigruese në vend, pas arrestimit të punonjësit të ambasadës amerikane.

Ambasada Amerikane, në një deklaratë njofton se ngjarjet e fundit e kanë shtyrë të “ rishqyrtojnë angazhimin e qeverisë Turke ndaj sigurisë së personelit dhe misionit të SHBA-së”.

Dekralata erdhi pasi mediat turke raportuan se një punonjës i konsulatës së SHBA-së në Stamboll, ishte mbajtur në burg nga një gjykatë, nën akuzën se kishte lidhje me grupin e mbështetur nga SHBA-ja, Fethullah Gulen.

Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551