INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Përkeqësohet moti! Bllokohen disa rrugë[VIDEO]

Publikuar më: 12:05 19-12-2017

Moti i ftohtë ka përfshirë gjithë vendin. Në pjesën më të madhe të territorit temperturat kanë shkuar me minus dhe rreshjet e dëborës kanë sjellë problemet e para. Në shumë zona ngricat dhe dëbora ka sjellë vështirësi në qarkullim. Madje temperaturat ekstreme kanë prekur edhe kryeqytetin, i cili në orët e para të mëngjesit ishte thuajse i “ngrirë”.
Për disa orë dhe segmenti Qafë Kashar-Rinas është bllokuar në të dy krahët e lëvizjes, si pasojë e ngricave në rrugë. Po kështu dhe rruga e Dajtit a patur shumë ngrica.
Policia Rrugore në këto kushte ka shtuar shërbimet në rrugë për të ndihmuar dhe orientuar qarkullimin.
Probleme nga moti me ngrica dhe dëborë janë shfaqur dhe në Llogara, ku trashësi e dëborës kaloi 10 centimetrat. Rrugët në Llogara janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.
Ngricat dhe akulli kanë mbërthyer dhe qytetet verilindore, ku në Dibër, Kukës, Pukë dhe Korçë ka nisur hedhja e kripës dhe borëpastrueset kanë nisur nga puna. Po sinoptikanët lajmërojnë se i ftohti s’do të ndalet të paktën deri në fundjavë, temperaturat do të shkojnë dhe deri -8 gradë në zona të thella, por dhe në ultësirën perëndimore do të jenë me minus kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe të vona të mbrëmjes. Edhe rreshjet e dëborës do të vijonë e të paktën për 4 ditë në verilindje të vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0038530826568604