INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përkeqësohet shëndeti i shqiptarëve i të gjitha grupmoshave! INSTAT prezanton shifrat e detajuara

Përkeqësohet shëndeti i shqiptarëve i të gjitha grupmoshave! INSTAT prezanton shifrat e detajuara

Publikuar më: 10:24 25-07-2019

Imuniteti i shqiptarëve ka rënë, kequshqyerja është më prezente dhe streset po kështu. Këto janë disa faktorët kryesorë që kanë ndikuar negativisht në shëndetin e shqiptarëve. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2018 nëpër spitalet në vend u shtruan 279 mijë persona dhe 1 e 3-ta kanë qënë të shtruan në QSUT. Ky rezulton si niveli më i lartë i të shtruarve në spital pas vitin 2014. Edhe në raport me vitin 2017, numri i të shtruarve në spitale u rrit me 2.2%. Ndërsa mesatarisht ata kanë qëndruar rreth 5.5 ditë. Ndërhyrjet kirurgjikale në vitin 2018 ishin 64.929, nga të cilat 43.2 % e tyre u realizuan në Q.S.U.T.
INSTAT, sqaron se dhe shërbimi parësor është ndeshur me një flusk të lartë vizitash shëndetësore. Në vitin 2018, numri i vizitave ishte mbi 8 milionë, mesatarisht një person ka shkuar tek mjeku i familjes rreth 3 herë në vit.
Edhe këtu është shënuar një rritje me 3.5 % krahasuar me numrin e vizitave gjatë vitit 2017.
Në vitin 2018, numri i vizitave në konsultoret e grave ishte mbi 200 mijë, kurse në konsultoret e fëmijëve është 802 mijë, ndër këto vizita 56.8 % janë ndjekur nga stafi i lartë mjekësor dhe pjesa tjetër janë ndjekur nga mami dhe infermierët.

Article Logic
Execution time: 0.0043280124664307