Në hip hopin shqiptar duket se sherret dhe ofendimet nuk kanë të ndalura.
Përveç gjeneratës së vjetër, së cilës i përket Duda dhe Unikkatil edhe më të rinjtë në këtë profesion po hahen keqazi.
Dy prej tyre së fundmi janë Fero dhe S4MM, të cilët nuk munden t'i ndalin DISS-et në drejtim të njëri-tjetrit.
Përtej incidenteve që ndodhën në Tetovë ku Fero arriti ta ofendojë S4MM në mes të lokalit, tashmë reperi e ka çuar sherrin një hap më tutje duke ofenduar edhe nga nëna.
Nga S4MM edne nuk kemi një reagim, por në vend të tij duekt se ka folur miku i ngushtë dhe menaxheri Enis Baftiu, i cili ka publikuar një foto në Instastory ku shkruan: “Fotot e nënës tënde janë në telefonin tim”.
Këto veprime janë jo të pazakonta në Hip Hop, zhanër i cili shquhet për rivalitetin mes artistëve.