Vatrat e zjarrit në Krastë të Elbasanit vazhdojnë të jenë aktive edhe pas ndërhyrjes së Ministrisë së Mbrojtjes. Zjarri i përmasave të mëdha që ka përfshirë Kodër Krastën, në Elbasan, ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha. Zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjithë pyllin, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve, forcave të policisë dhe punonjësve të Bashkisë së Elbasanit. Temperaturat e larta e kanë bërë të vështirë izolimin e flakëve dhe situata vazhdon të jetë emergjente.
Ish-depot e dikurshme të ushtrisë në Kodër Krastë janë një tjetër shkak për t’u alarmuar, nga frika e ekzistencës së municioneve të mbetura luftarake.
Zjarri u është afruar edhe banesave në pjesën perëndimore të Krastës, ku është dashur ndërhyrja e policisë, e cila ka evakuuar banorët për shkaqe sigurie.
Deputeti Taulant Balla, i cili asistoi nga afër punën për shuarjen e zjarreve, kerkoi gjithashtu nga Emergjencat Civile edhe mundësinë e përdorimit të helikopterëve zjarrfikës.
Edhe bashkitë fqinje me Elbasanin po dërgojnë në ndihmë shërbimet e tyre zjarrfikëse.