INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përkeqësohet situata në Maqedoni, sulmohen deputetët dhe gazetarët nga protestuesit

Përkeqësohet situata në Maqedoni, sulmohen deputetët dhe gazetarët nga protestuesit

Publikuar më: 19:49 27-04-2017

Kryetari I LR-PDSH-së Zijadin Sela gjendet në rrezik jete pas sulmit nga ana e protestuesve që mësynë në Parlament. Mediat maqedonase bëjnë me dije se nga lëndimet e rënda që ka marrë, Sela po lufton me jetën, kurse ende nuk mund të nxirret nga ndërtesa e Kuvendit për të marrë ndihmën e nevojshme.

Dhuna brenda Kuvendit ka ndodhur  me sende të forta ku janë sulmuar edhe  Oliver Spasovski, lideri i LSDM-së Zoran Zaev. Të plagosur kanë mbetur edhe Radmilla Shekerinska dhe Damian Mançevski dhe një tjetër deputet nga LSDM si dhe disa gazetarë.

Ambasadorët e jashtëm kanë caktuar konferencë emergjente për shtyp emergjente para hotelit Meriot në Shkup.

Article Logic
Execution time: 0.0034968852996826