Armina Mevlani është një prej vajzave më simpatike, por dhe të komentuara gjerësisht në showbizz-in shqiptar.
Sot Arminën e njohim si blogeren plot sharm, elegancë dhe shumë stil, por me siguri këtë foto të saj kur ishte vetëm një vogëlushe nuk e keni parë kurrë.
Sot me rastin e 1 Qershorit, Armina ka kujtuar fëmijërinë e saj dhe na ka zbuluar dy faqe nga blloku i saj i muzave që ajo ka patur që në fëmijëri.
Përkrah fotove të beyonce, Pink, Nicole Kidman, e shumë yjeve të tjerë të Hollivudit, shohim dhe foton e Arminës.
Mund të themi se që në moshë fare të vogël Armina ka patur një pasion të madh për modën dhe ndiqte yjet më të mëdhenj botërorë e madje dhe duke i vlerësuar veshjet e tyre në tapetin e kuq.