IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Përkrah Meghan Markle dhe Kate Middleton, Elia Zogu në garë për fustanin më të bukur të dasmave mbretërore, në revistën e famshme franceze [FOTO]

Përkrah Meghan Markle dhe Kate Middleton, Elia Zogu në garë për fustanin më të bukur të dasmave mbretërore, në revistën e famshme franceze [FOTO]

Publikuar më: 14:34 05-05-2019

“Point de vue” është një revistë e famshme ndërkombëtare në fokus të së cilës janë familjet mbretërore në mbarë botën.

Gjithçka që ka lidhje me to, duke filluar nga dasmat, fustanet e princeshave, familja dhe fëmijët, foto princash apo aktivitete të ndryshme, janë pjesë e kësaj reviste e cila i përcjell me një finesë franceze që e diferencon nga të tjerat.

Së fundmi “Point de vue” ka çelur një sondazh për fustanet më të bukura të nusërisë, nga dasmat e njohura mbretërore. Surpriza është se mes fotove të përzgjedhura është edhe ajo e princeshës sonë, Elia Zaharia Zogu.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë Elia përmes një postimi:

Fustani që ajo veshi në dasmën madhështore në 8 tetor të 2016-s me princin Leka është ideuar nga stilistja Blerina Kllokoqi Rugova.

Jepni edhe ju mbështetjen tuaj ndaj Elias duke klikuar sipër fotos dhe duke votuar Shqipërinë KËTU. /iconstyle

elia_zaharia.jpg

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.003385066986084