INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përkthehet dosja Habilaj, Ministrja Gjonaj: Sot e dorëzojmë në Prokurori

Përkthehet dosja Habilaj, Ministrja Gjonaj: Sot e dorëzojmë në Prokurori

Publikuar më: 11:37 20-11-2017

Një prej dosjeve më të bujshme, e që shkaktoi tërmet politik në vend, dosja Habilaj, do ti dorëzohet këtë të hënë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ministrisë i janë dashur 10 ditë kohë për përkthimin e dosjes voluminoze, e sot ajo i dorëzohet organit të akuzës tha Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Gjatë një aktiviteti ku merrte pjesë, ministrja është shprehur se për përkthimin e dosjes voluminoze me mbi 1800 faqe, Ministria e Drejtësisë kishte 10 ditë kohë dhe ka zbatuar rregulloren.
Tilda Gjonaj:
“Sot jemi në ditën ndërkombëtare të fëmijëve dhe nuk dua të ngatërrohemi me dosje. Ne kemi kryer të gjitha procedurat sipas ligjit dhe besoj sot do t’ia transmetojmë Prokurorisë. Dosja na ka ardhur para gati dhjetë ditësh. Ka përfunduar përkthimi dhe do ta dorëzojmë sot”.
Arrestimi i Habilajve në Itali, dhe publikimi i përgjimeve, ku përmendej dhe ish ministri io Brendshëm Saimir Tahiri shkaktoj debat të gjerë politik. Prokuroria shqiptare kërkoi heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit Tahiri, por mori leje vetëm për kontroll personal dhe banese. Dosja “Habilaj” në Itali hapi në Shqipëri çështjen “Tahiri”.

Article Logic
Execution time: 0.0036771297454834