Sot u mbajt përkujtimorja e Kostandino Kaçifas. Po Policia shqiptare ktheu mbrapsh 103 ekstremistë grekë dhe 3 gazetarë, të cilët donin të merrnin pjesë në ceremoninë përkujtimore të Kaçifas që hapi zjarr ndaj RENEA-s dhe për pasojë u vra.
Kunati i Kostandino Kaçifas ka folur për mediat pas ceremonisë përkujtimore duke pohuar se Turqia po ndërhyn duke nxitur tensione Shqipëri-Greqi.
“Është e papranushme sjellja e policisë që ktheu gjithë ata njerëz të cilët u nisën për të marrë pjesë në ceremoni. Ju e patë, këtu nuk ndodhi asgjë. Nuk ishte e nevojshme, sinqerisht. Kam mesazh për Tsipras dhe Ramën që t’i kalojnë këto situata sepse popujt janë miq.”, tha kunati i Kaçifas, 26 vjeçarit të vrarë më 28 tetor në Bularat.