INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përkujtohen

Përkujtohen "The Beatles" nëpërmjet këtij dokumentari [VIDEO]

Publikuar më: 17:42 16-09-2016

Premiera botërore e fimit  dokumentar “Beatles” arriti të bashkojë edhe njëherë  Paul McCartney me Ringo Starr.

Filmi vihet në gjurmët e grupit legjendar të rockut duke ndjekur turnetë e tyre në vitin 1960.

Dokumentari sjell mjaft pamje të katërshes së suksesshme,duke treguar edhe se  çfarë e zinte pjesën më të madhe të kohës së tyre. “Ajo që do të shohin në këtë film është sesa të zënë ishim gjithë kohën, sa miqësorë ishim e sa mirë kalonim me njëri tjetrin. Ama që ta dini, ishim tmerrësisht të zënë”, tha Ringo Starr.

“Ka disa gjëra të lezetshme aty, si atëherë kur refuzuam të interpretonim në Jacksonville sepse zbuluam se publiku ishte i ndarë. Them se edhe për ne vetë ishte surprizë e madhe që e risollëm në mendje një episod të tillë”, shprehet Paul McCartnery i cili teksa i kujton, zbulon detaje mjaft interesante rreth grupit.

Filmit gjithashtu  i janë shtuar edhe zërat e disa personazheve të famshme, të cilët kujtojnë përjetimin e momenteve kur i kanë parë “Beatles”-at në skenë.

Article Logic
Execution time: 0.0034470558166504