INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përkujtohet 20 Shkurti, Basha: Kundërshtarët tanë adhurim për dikatorin Hoxha!

Përkujtohet 20 Shkurti, Basha: Kundërshtarët tanë adhurim për dikatorin Hoxha!

Publikuar më: 12:09 20-02-2016

Partia demokratike përkujtoj sot 25 vjetorin e rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxhës. Në këtë aktivitet morën pjesë studentë të dhjetorit 90 si dhe lideri i demokratëve Lulzim Basha si dhe zyrtarë të lartë të selisë blu. Kreu i demokratëve Basha akuzoj qeverinë se nuk mbajti asnjë aktivitet për këtë ngjarje të rëndësishme për histotrinë  e vendit. Por ajo që shqetëson më shumë kreun e demokratëve janë simbolet e diktatorit, të cilat sipas tij shihen me adhurim nga kundërshtarët e tij politik.

“Në këtë 25 vjetor, 20 shkurti  ndan sërish dy modele, dy botë, dy  rrugë për të ardhmen e vendit. Ne që mësojmë nga modeli i demokracive  perëndimore, dhe kundërshtarëve tanë që kanë në mendje, pavarësisht se mundohen ta fshehin adhurimin për modelin e diktatorit.  Kjo nuk është retorike, siç u tha sot disa herë. Qeveria e sotme pasi injoroi festimet për 25 vjetorin, nuk tha asnjë fjalë të vetme për ngjarjet "shkorurëzuese" të Enver Hoxhës dhe nuk organizoi asnjë veprimtari përkujtimore për 20 Shkurtin. Si është është e mundur? Në cilin vend të botës mund të ndodhë që qeveria të heshtë për një ngjarje kaq të rëndësishme”.

Për demokratët demokracia është e papajtueshme me simbolet e diktaturës komuniste. Ndërkohë Lulzim Basha deklaroj se 20 Shkurti shënon rënien e së keqes, ndërsa për këtë ngjarje historike meritë kanë studentët e dhjetorit, intelektualë etj.

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543