Protesta e organizuar sot Partia Aleanca Kuq e Zi e cila kërkonte drejtësi për 4 viktimat e 21 Janarit, degjeneroi në përplasje fizike.
Pas fjalimit të kreut të AK-së, protestuesit kanë hedhur tymuese dhe vezë në drejtim të kryeministrisë, si dhe janë konfrontuar me policët që formonin një kordon para këtij institucioni. Pikërisht veprimet e protestuesve nxitën edhe shtimin e forcave të policisë, për të normalizuar situatën.
Policia ka shoqëruar disa prej protestuesve, ndërsa përplasja ka zgjatur për disa minuta.
Më pas protestuesit janë larguar në drejtim të sheshit “Skënderbej” me pankartat “Padrejtësi” për 21 Janarin.
Përplasja vjen në një kohë, kur Kryeminsitri Rama kishte parashikuar një pritje me familjarët e viktimave në Kryeministri, por gazetarja Marsela Karapanço tha për BalkanËeb se axhenda ka ndryshuar. Takimi dhe drekën me familjarët është zhvendosur tek Pallati i Brigadave në orën 13-14, ndërsa më pas në 14:45 minuta, bashkë me ta do të vendosin lule pranë vendit ku humbën jetën protestuesit e 21 Janarit para 6 vitesh.