INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Perlë! Arta Nitaj zbulon se çfarë i tha Butrint Imerit në vesh gjatë klipit dhe do shkriheni së qeshuri kur ta mësoni!

Perlë! Arta Nitaj zbulon se çfarë i tha Butrint Imerit në vesh gjatë klipit dhe do shkriheni së qeshuri kur ta mësoni!

Publikuar më: 19:31 18-03-2021

Para disa javësh Butrint Imeri solli këngën e shumëpritur “Phantom”, që mori vëmendje edhe prej pjesëmarrjes në klip të Arta Nitajt. Kjo e fundit në një skenë shfaqej duke i pëshpëritur diçka në vesh këngëtarit, gjë e cila ngjalli shumë kuriozitet tek fansat.

E ftuar në "Rudina", Arta tregon se kurioziteti ka qenë mjaft i madh dhe e kanë pyetur në televizione të ndryshme, por nuk e ka treguar. Ajo për herë të parë i ka treguar moderatores Rudina Magjistari, duke shuar kuriozitetin e të gjithëve.

Rudina Magjistari: Çfarë i ke thënë Butrin Imerit në vesh?
Arta Nitaj: Ka pasur aq shumë batuta rreth kësaj skene ku unë i thashe diçka në vesh. Kemi qeshur shumë dhe ka marrë shumë vëmendje. Në asnjë televizion nuk kam treguar se çfarë i kam thënë pritni, pritni se kam për t’ju treguar. Butrinti është lindur në Gjermani dhe është rritur atje dhe i kam thënë a po mi bën letrat (qesh).
Rudina Magjistari: A mi bën letrat për në Gjermani?
Arta Nitaj: S’kemi viza Rudina, çfarë të bëjmë.
Rudina Magjistari: Shumë e bukur kjo, e ke thënë dhe aq serioze dhe duket sikur ia ke thënë seriozisht. U zbulua më në fund kuroziteti dhe pikëpyetja e madhe se çfarë i ka thënë në vesh Butrintit.

Arta tregon se ka 2-3 vite që nuk merr më pjesë nëpër klipe, madje e fundit ishte ajo me Butrintin dhe për faktin se e ka shumë shok të mirë, nuk mundi ta refuzonte.

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494