Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur ditën e sotme në një shkollë në qytetin Perm. Nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur 15 persona. Në gjendje të rëndë janë dy nxënës dhe një mësuese.
Kjo ngjarje ka ndodhur në Moskë. Autoritetet ruse raportojnë se kjo përleshje ka ndodhur midis dy nxënësve të cilët kanë qëlluar me thikë njëri-tjetrin. Në përpjekje e sipër për t’i ndarë janë plagosur 15 persona, nxënës dhe arsimtarë.
Policia tha se njëri prej të involvuarve në përleshje ishte nxënës i dikurshëm i kësaj shkolle.
Policia rajonale tha se një numër i paspecifikuar i të dyshuarve është arrestuar. Mësimi është ndërprerë dhe nxënësit dhe personeli i shkollës janë evakuuar.