INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përleshja mes Einxhel Shkirës, Kejvina Kthjellës dhe Oriola Marashit në mes të Tiranës, flet për herë të parë moderatorja: Gjaknxehtësia bën të vetën ... [FOTO]

Përleshja mes Einxhel Shkirës, Kejvina Kthjellës dhe Oriola Marashit në mes të Tiranës, flet për herë të parë moderatorja: Gjaknxehtësia bën të vetën ... [FOTO]

Publikuar më: 12:27 17-10-2019

Ditën e djeshme, burime për “Iconstyle.al” treguan se në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë kishte plasur sherri mes Einxhel Shkirës, Kejvina Kthellës dhe Oriola Marashit.

Siç u mësua, vajzat janë zënë aq keq sa konflikti kishte kaluar në fizik dhe ngjarja kishte ndodhur pranë shtëpisë së Einxhelit.

Kjo e fundit ka sqaruar për “Anabel.al” situatën mes vajzave, duke pranuar se kishin pasur një konflikt, por theksoi se debati ishte vetëm mes saj dhe Kejvinës.

BeFunky-collage-1024x1024.jpg

Einxhel rrëfeu se kishte zbritur poshtë shtëpisë së saj për të takuar Kejvinën, e cila shoqërohej edhe nga Oriola Marashi për “mbështetje”.

“Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim, Kejvinën me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën.

Arsyeja ishte banale dhe nuk kishte pse të degjeneronte në sherr, kur mund të zgjidhej njerëzisht ose të evitohej fare. Akoma edhe sot, nuk e kam kuptuar qëllimin e saj, por nga ana tjetër më vjen shumë keq që u përfshiva në një situatë të tillë, si asnjëherë në jetën time dhe që ky lajm u bë publik.”- ka rrëfyer Einxhel.

iPiccy-collage-27.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037899017333984