INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përleshja politike zhvendosjet në Bruksel. Balla e Pollo ‘kacafyten' në sy të europianëve

Përleshja politike zhvendosjet në Bruksel. Balla e Pollo ‘kacafyten' në sy të europianëve

Publikuar më: 14:53 15-10-2018

Edhe në Bruksel politika shqiptare nuk mundi të sheshojë konfliktin e saj të madh. E kanë kthyer në një “arenë debati” dy partitë më të mëdha në vend PD e PS Parlamentin Europian. Deputeti demokrat, Genc Pollo, ka kërkuar largimin e Taulant Ballës nga kryesimi i delegacionit shqiptar. Ne nuk mund të rrimë e të votojmë deklarata me thirrje kundër krimit te korrupsionit me Ballën në presidium, ka thënë Pollo, dhe më pas janë larguar nga salla.

Genc Pollo:
“Edi Rama nguli këmbë, ndoshta më shumë nga halli sesa nga qejfi, që Taulant Balla të mbetet fytyra parlamentare e Shqipërisë kundrejt Parlamentit Europian e Bashkimit Europian. Kjo është mënyra më efektive për të diskredituar Shqipërinë para Europës mbasi i u mbushën rradhët e deputetëve e kryebashkiakëve socialistë me soj e sorollop banditësh. Pse duhet që i pari i delegacionit parlamentar në Bruksel të jetë boçe e brekushe me begot, beçot, rrajot e të tjerë si ata. Apo tani që na doli ministri për Europën në biseda me bandat kush pyet për Taulantin. Ne nuk mund të rrimë e të votojmë deklarata me thirrje kundër krimit te korrupsionit me Ballën në presidium.
Në përgjigje, Balla tha se nëse 1 në 1 milion nga akuzat e Pollos janë të vërteta për të, ai është gati të përballet në gjykatë.
Taulant Balla:
“Prej 12 vitesh jam i vetmi nga delegacioni shqiptar që ka qenë në këtë delegacion që prej fillimit. Kemi pasur debate. Shqipëria nuk mërzitet asnjëherë me politikë, ne zihemi gjithmonë me njëri-tjetrin por mësimi që kemi marrë si shumë vende të tjera si Bullgaria, Sllovakia etj është se duhet ti lëmë betejat tona në vendin thonë dhe këtu të vijmë për të bashkuar forcat me ju. Duket sikur ju e doni vendin tim më shumë se opozita dhe unë jam shumë i mërzitur për këtë. Nëse 1 në 1 milion e atyre që Pollo tha janë të vërteta jam gati të paraqitem në gjykatën e Luksemburgut, nëse 1 nga 1 milion gjërat që tha ish-Ministri i Integrimit e gjithë partia. Unë e dija disa ortë përoara se diçka e tillë do të ndodhte”.

Article Logic
Execution time: 0.004025936126709