Tre shqiptarë dhe një bullgar janë përfshirë në një sherr me thika në një burg të Larisës në Greqi. Mediat lokale bëjnë të ditur se përleshja ka ndodhur pasditen e së premtes, ndërsa shtetasi bullgar ka mbetur i plagosur si pasojë e një goditjeje në kraharor me thikë. Ende nuk dihet shkaku i sherrit, por policia e burgut ka izoluar shqiptarët, ndërsa bullgari është dërguar në spital. Sipas të dhënave, ai është në gjendje të rëndë.