Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku në lagjen “Kalluç” në Poliçan, raportohet për një vrasje me thikë. Shtetasi Nexhip Pano 32 vjeç ka goditur për vdekje me thikë viktimën Behar Bregu 66 vjeç, siç bën me dije policia. Kjo e fundit ka arritur në vendngjarje, ku ka nisur hetimet, ndërkohë që nuk dihet ende shkaku që e ka shtyrë Panon të vrasë Bregun.