INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përleshje mes shqiptarësh, 32-vjeçari i ngul thikën në gjoks dhe shpatull pronarit të lokalit

Përleshje mes shqiptarësh, 32-vjeçari i ngul thikën në gjoks dhe shpatull pronarit të lokalit

Publikuar më: 17:16 20-04-2019

Dy shqiptarë janë përleshur me thika në Torino të Italisë. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali, ku njëri prej shqiptarëve ishte pronari i tij.

Fillimisht shqiptarët debatuan ashpër me fjalë dhe më pas nxorrën thikat. Si pasojë e përleshjes, pronari i lokalit mori plagë në shpatull dhe gjoks.

Sherri ka nisur pasi shqiptari më herët kishte pasur një konflikt me mikun e italianit, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Policia italiane identifikoi agresorin dhe e arrestoi atë. Mbi shqiptarin e dhunshëm bien dy akuza. Ata janë: “tentativë vrasjeje” dhe “posedim i sendeve të paligjshme”.

Kjo pasi gjatë kontrollit të zhvilluar në banesën e shqiptarit (që jetonte më vëllanë) i janë gjendur sende me vlera të mëdha, si dhe para të gatshme në vlerën prej 2 800 euro.

Vëllai i shqiptarit të përfshirë në sherr u arrestua gjithashtu, për posedim të mallrave të vjedhura. Incidenti ka ndodhur më datë 4 prill, por autoritetet policore italiane vetëm tani kanë vepruar, pasi kanë identifikuar shqiptarin.

Article Logic
Execution time: 0.002187967300415