INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përleshje në grup, shënohen 5 të plagosur

Përleshje në grup, shënohen 5 të plagosur

Publikuar më: 14:52 07-01-2019

Në një diskotekë në Itali janë përleshur dhjetra persona. Mësohet se bilanci është pesë të plagosur është bilanci i një sherri me protagonistë shtetas shqiptarë, rumunë e peruanë në Firenze, i nisur brenda një diskoteke në rrugën Servi. Shkaku i sherrit ishte ngacmimi i një peruaneje 18-vjeçare nga ana e një shqiptari.

Ngacmimi solli reagimin e vajzës dhe të të dashurit të saj, një rumun 19-vjeçar.
Debati degjeneroi në përleshje fizike, nga e cila më tepër e pësoi çifti. Shqiptarit iu bashkuan një numër patriotësh që u hodhën menjëherë në ndihmë të tij. Sherri u ndërpre përkohësisht nga ndërhyrja e njërit prej rojeve të sigurisë të diskos, por u rindez pak minuta më pas.
Pas daljes nga diskoja, rumuni telefonoi vëllain dhe të atin për t’u hakmarrë ndaj shqiptarëve, por këta të fundit, më të shumtë në numër, i sulmuan dhe i rrahën.
Shumica e pjesëmarrësve në sherr ishte larguar nga vendngjarja kur aty mbërritën forcat e policisë të kuesturës së Firenzes, megjithatë policët kapën tre prej tyre, dy shqiptarë, 19 e 20 vjeç, dhe peruanin.
Midis pesë të lënduarve të transportuar në spital ishte edhe vajza peruane, ndërkohë që autoritetet kanë sekuestruar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë brenda e jashtë diskos.

Article Logic
Execution time: 0.0033330917358398