E emocionuar, prezantuesja e Le Iene, Nadia Toffa i rrëfeu publikut të saj se mungesa në ekran që prej 2 dhjetorit erdhi si rrjedhoje e kancerit.
Një nga imazhet më të dashura italiane tregoi se gjatë këtyre muajve ka bërë një ndërhyrje e më pas kimioterapi e radioterapi. Toffa përloti kolegët e publikun teksa tregonte se kishte fituar betejën ndaj kancerit. Ajo shtoi se gjatë kësaj kohe humbi peshë, teksa me shaka pranon se paruket i duken më të bukura se flokët e saj.
Kaq ka mjaftuar që Nadia t’u japë kurajo femrave që vuajnë nga kanceri, por mbi të gjitha të fitojë miliona zemra. Edhe pse vetëm tani u arrit të zbulohej për herë të parë se çfarë kishte, Nadia gjatë vitit 2017 ishte personi më i kërkuar në google për shkak të sëmundjes së menjëhershme.