Mbrëmjen e djeshme skena shqiptare humbi përsëri një nga talentet e mëdha që ndriçoi me aftësitë e tij kulturën shqiptare, pikërisht mjeshtrin e kompozimeve Aleksandër Lalo.
Pak minuta para se mbrëmja të mbyllej me performancën e vëllezërve Endri dhe Stefi Prifti, spektakli “C’est la vie” në Tv Klan ndërpreu transmetimin dhe e kaloi nga studio e informacionit.
Reis Çiço lajmëroi se kompozitori i njohur Aleksandër Lalo është ndarë papritur nga jeta nga një atak kardiak. Për respekt të tij, spektakli, i regjistruar dy ditë më parë, është ndërprerë për të vijuar javët e ardhshme, tha Reisi duke dërguar ngushëllimet e këtij ekrani pranë familjes së kompozitorit Lalo.
Aleksandër Lalo është një figurë e shquar e muzikës shqiptare.
Ai ka kompozuar muzikën e shumë filmave të njohur të kinematografisë shqiptare, por gjithashtu ka konkurruar edhe në shumë festivale, nga të cilat është vlerësuar me dhjetëra çmime.
Pas humbjes kësaj humbje të madhë për skenën shqiptare, të shumtë ishin kolegët, miqtë dhe bashkëpuntorët e tij që e ndanë keqardhjen në rrjetet sociale.
Ja se çfarë shprehin Vip-at :