Tefik Osmani e ka quajtur këtë sukses të Skënderbeut shumë të rëndësishëm, ndërsa gjatë intervistës nuk i mbajti dot lotët teksa kujtoi vëllanë që iu nda nga jeta pak muaj më parë.
“Si do e ndaj premion time me tifozët? Do bëj gëzuar kur të shkojmë në Korçë ku do të festojmë shumë dhe do ngre gotën e birrës lart. Kjo është mënyra se si mund ta ndaj premion time me tifozët.
Shehi nuk do ta lërë futbollin. Këtë ua siguroj, sepse askush prej lojtarëve nuk do që ai të lërë futbollin.
Për sa i përket premios, presidenti Takaj nuk ka si të na i japë sot shpërblimin, por brenda një jave i kemi në dorë.
Këtë sukses dua t’ia kushtoj prindërve të mi. Në fakt, pak muaj më parë kur më vdiq vëllai, unë i premtova se do të sillja titullin e Superligës në Korçë. Nuk ia dolëm, por ky është një titull edhe më i madh dhe këtë ia kushtoj pikërisht nënës dhe babait tim (preket dhe nuk i mban dot lotët”, përfundoi deklaratën e tij për Supersport, Tefik Osmani.