Të gjithë e mbajmë mend ish-banoren e “Big Brother” e cila përloti të gjithë shqiptarët me historinë e saj të dhimbshme. Bëhet fjalë për Eldora Koçin, pjesëmarrëse në “BB6”, e cila vuante nga sëmundja e rëndë e talasemisë, por ajo ishte më e fortë se vetë sëmundja. Kjo sëmundje nuk e pengoi ish-banoren të shikonte përpara dhe të krijonte familjen e saj. Sot nga Eldora na vjen një lajm shumë i bukur pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë!
Sipas një postimi në Instagram të faqes Big Brother, Eldora është bërë sërish nënë e një djali.
Shumë urime!