Telenovela mori fund!
Pas shumë e shumë thashethemesh e aludimesh, Kylie Jenner dhe familja e saj nuk e kanë pranuar asnjëherë se ajo është shtatzënë. Çdo foto ku është kapur “mat” me barkun e fryrë ata e kanë cilësuar si montazh, por fotoja e fundit e postuar nga ajo në Instagram s’ka si të jetë e tillë.
Kylie ka treguar për të gjithë ndjekësit e saj se është bërë nënë e një vajze shumë të shëndetshme në datën 1 shkurt.
E vogla e familjes u ka kërkuar falje të gjithëve për të gjithë atë rrëmujë që është bërë nëpër media sepse e di që ndjekësit e saj do donin që ajo ta ndante me ta të gjithë këtë udhëtim 9 mujor, por theksoi se vetë ajo zgjodhi që shtatzëninë e saj mos ta ndante me botën. Dhe e gjitha kjo për faktin se Kylie donte të përgatitej për këtë rol të rëndësishëm në jetën e saj në mënyrën më të mirë të mundshme, pa stres dhe pozitivisht që edhe vajza e saj të rritej e tillë.
Jenner shkroi se kjo ishte periudha më e bukur e jetës së saj dhe do i mungojë shumë, si dhe falenderoi miqtë e familjen që e ndihmuan të mbanin çdo gjë private.
Kylie ka realizuar një klip të gjatë disa minutësh me momentet më të bukura nga shtatzënia e saj të cilin mund ta shihni këtu.
Urime Kylie dhe Travis Scott!