Miliona njerëz përreth botës e dinë që vesi i tyre është katastrofik për shëndetin , por një studim i ri ka zbuluar se shumica e duhanpirësve nuk e kanë idenë se çfarë kimikatesh thithin.
E ndërsa shumica identifikojnë nikotinën në cigaret e tyre, ata janë të pavetëdijshëm për elementët e tjerë toksikë që përmban një cigare.
“Nga 7000 përbërës të cigareve, 93 prej tyre në mënyrë të veçantë janë mjaft toksikë”, shprehet Dr Kurt Robisl nga Qendra e Kancerit në Universitetin e Karolinës së Veriut në SHBA.
Mbi gjysma e të anketuarve janë shprehur se do e dëshironin ta shihnin këtë informacion të shkruar në paketat e cigareve.