Në Rrugën e Kombit ka ndodhur një aksident i rëndë. Një kamion është përmbysur dhe ka dalë nga rruga. Ai është kthyer në krahun e kundërt. Mësohet se aksidenti ishte fatal për drejtuesin e trajlerit. Ai humbi jetën në vend. Viktima është Nikolin Gjoni 42 vjec. Kamioni ishte i ngarkuar me fidanë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa është bllokuar qarkullimi në rrugën e Kombit në fshatin Kolsh. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet për aksidentin. Në këtë pjesë të segmentit që konsiderohet si pikë e zezë në vitet e fundit janë bërë mjaft aksidente, disa prej tyre me pasoja të rëndë për shkak të pjerrtësisë së rrugës.
Nga hetimet dyshohet se shoferin mund t’a ketë zënë gjumi. Ngjarja ka ndodhur saktësisht 3 km para vendit të quajtur Ura e Kukësit.