Në aksin Kukës-Morinë një kamion ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë janë plagosur dy persona.
Mësohet se kamioni është përplasur me trafik ndarësen duke dalë nga rruga dhe ka goditur një kalimtar, që po ecte në anë të urës. Kalimtari 30 vjeçar me inicialet F.K është plagosur rëndë dhe po kështu dhe vetë shoferi i kamionit Ejup Rushiti, nga Prishtina.
Policia ka shkuar në vendngjarje për normalizimin e trafikut, si dhe për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.