Moti i keq dhe përmbytjet kanë përfshirë Italinë ku deri tani janë regjistruar edhe viktimat e para.
Sipas mediave italiane shiu i rrëmbyeshëm i një nate më parë ka shkaktuar 6 viktimat e para në zonën e Monterotondo, Livorno dhe 3 të tjerë rezultojnë të humbur, mes tyre edhe një vajzë e vogël.
Shiu i cili ka arritur në 170mm për pak minut solli përmbytjen e tre urave dhe një nga plazhet e Livorno.
Sipas informacioneve balta ka mbuluar vendin dhe në disa zona arrin deri në 2 metra duke mbuluar kështu shumë banesa.
Shuma zona janë evokuar ndërsa ekipet e shpëtimit po vijojnë të merren më shpëtimin e njerëzve të bllokuar, ku së fundmi 4 vajza të bllokuara në një metro shpëtuan pa asnjë dëmtim.