INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përmbytet nënstacioni elektrik, gjysma e Tiranës pa drita

Përmbytet nënstacioni elektrik, gjysma e Tiranës pa drita

Publikuar më: 20:12 30-11-2017

Reshjet e dendura të shiut të rëna në vendin tonë kanë shkaktuar shumë probleme si në bllokimin e rrugëve, përmbytjet e shtëpive dhe nuk mund të mungonin problemet me energjinë elektrike.
Si pasojë e motit të keq është përmbytur nënstacioni i Kasharit, duke sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike. Aktualisht janë pa energji elektrike Kombinati, Kamza dhe Lapraka.
Gjithashtu reshjet e shiut kanë përmbytur një pjesë të autostradës Tiranë-Durrës duke bërë që të bllokohet qarkullimi. Uji ka arritur në një lartës rreth 1 metër, çka e ka bërë të pamundur kalimin për mjetet e vogla.
Autostrada vijon që të jetë e bllokuar prej orës 18:00 të pasdites së sotme. Për të zhbllokuar situatën ka ndërhyrë edhe ushtria.

 

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499