Kanë qenë me fat dy adoleshente nga Kosova, pasi janë shpëtuar nga mbytja në zonën e Ranës së Hedhun në Lezhë. Vajzat 14 dhe 15 vjeçare janë shpëtuar nga rojat bregdetare në zonë.
Ngjarja ndodhi kur një grup të rinjsh po lundronin me varkë dhe nga numri i lartë i personave varka u përmbys jashtë zonës së sigurisë për notim.
Edhe pse në distance të largët, vrojtuesi Lucjano Marku arriti ti shpëtonte vajzat që nuk dinin të notonin dhe i ka nxjerrë në breg. Ai tregoi se ishte shumë e vështirë, madje kishte pire mjaft ujë duke u përpjekur që t'i mbante të dyja vajzat pa u fundosur dhe fatmirësisht ato shpëtuan.