Situata e vështirë në autostradën Tiranë-Durrës ka bërë që në terren të shkojnë edhe Forcat e Armatosura. Tre motorrpompa të komandës mbështetëse mbërritën në afërsi të kthesës se Rinasit për të larguar ujin.
Reshjet e shiut kanë përmbytur një pjesë të autostradës Tiranë-Durrës duke bërë që të bllokohet qarkullimi. Uji ka arritur në një lartës rreth 1 metër, çka e ka bërë të pamundur kalimin për mjetet e vogla.
Por me të marrë sinjalizimin, Policia Rrugore ka ndërhyrë, duke devijuar lëvizjen. Edhe pse shi, policët ndodhen në vend duke punuar për normalizimin e situatës, pasi trafiku në autostradë ka kapur radhë kilometrike.