INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përmbytje dhe shkatërrim/ Shkon në 76 numri i viktimave

Përmbytje dhe shkatërrim/ Shkon në 76 numri i viktimave

Publikuar më: 06:16 15-04-2019

Kanë ndërruar jetë 76 persona në Iran, për shkak të përmbytjeve gjatë javëve të fundit, njëkohësisht kanë shkaktuar 2.2 miliardë dollarë dëme.

Dy provincat, Khauzestan dhe Ilhamjanë të fundit që u prekën nga vërshimet që nisën më 19 mars. Nga përmbytjet këto javë të fundit, qindra mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Vërshimet e ujit kanë shkaktuar edhe dëme materiale, ku janë dëmtuar ndërtesa dhe rrugë.

“Njëzetepesë (nga 31) provincat dhe mbi 4400 fshatra përgjatë vendit janë goditur nga vërshimet”, tha ministri i Brendshëm, Abdolreza Rahmani-Fazli.

Ai tha se dëmet vlerësohet se janë ndërmet 300 deri në 350 trilionë rialë – apo 2,2 deri në 2,6 miliardë dollarë.

Ndërkaq, ministri i Transportit, Mohammad Eslami tha se “725 ura janë shkatërruar dhe mbi 14 mijë kilometra rrugë kanë pësuar dëme”.

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277