INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përmbytje masive në Laç, vdes një 48 vjeçar

Përmbytje masive në Laç, vdes një 48 vjeçar

Publikuar më: 08:26 11-10-2016

Reshjet e dendura të shiut të një nate më parë, i kanë marrë jetën një 48 vjeçari në Laç. Policia njoftoi se Kol Menga, banues në Laç, gjeti vdekjen në një kanal në vendin e quajtur “Kodra e Bushit”. Nga të dhënat e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale si pasojë e mbytjes në ujë.
Reshjet me intensitet të lartë kanë shkaktuar përmbytjen e rreth 50-banesave, dhjetëra bizneseve si dhe disa dhjetra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë në zonen e Kurbinit. Ndërkaq 6 familje janë evakuuar në zonën e Milotit, pranë autostradës pasi prezenca e ujit në banesat e tyre i kishte kaluar 50 cm.
Nga vërshimi i ujërave është bllokuar rruga e vjetër Milot-Laç si dhe hyrja e qytetit të Laçit. Situatë problematike paraqitet edhe në fshatrat Lurth dhe Sheshaj të Mirditës, ku rrezikohen disa banorë. Ndërkohë zonat e përmbytura janë inspektuar nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i cili u ka kërkuar banorëvë në zonat më të rrezikuara që të qëndrojnë gati për evakuuim.
Edmond Panariti:
“Situata është kritike, ne po e ndjekim në vazhdim. Për fat të keq tendeca është që të kemi reshje. Nesër dhe pasnesër do të kemi përsëri shi. Kështu që do të përgatitemi për evakuuim të popullatës. Do të vëzhgojmë situatën dhe do të ndërhyjmë aty ku rrezikohen jetët njerëzore”.
Me kërkesë të Shtabit lokal të emergjencave civile, Ministria e Mbrojtjes ka dërguar në zonë  60 ushtarë me 30 mjetë për tu ardhur në ndihmë banorëve në zonat e përmbytura, ndërkohë që janë angazhuar edhe forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me  grupe të FNSH-së Shkodër me qëllim ndihmën në evakuimin e banorëve si dhe në çdo rast tjetër në nevojë.

Article Logic
Execution time: 0.0037751197814941