Moti i keq vijon të shkaktojë probleme në shumë zona të Francës, ku së fundi janë shënuar edhe viktima.
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në rajonin Aude në jugperëndim të vendit.
Sipas autoriteteve lokale franceze, në vetëm pak orë ra shi sa për muaj të tërë, duke krijuar edhe mjaft probleme në disa rajone.
Prefekti i rajonit deklaroi se për shkak të përmbytjeve njerëzit u detyruan që të hipnin në çatitë e tyre.
Për evakuimin e tyre janë përdorur helikopterë. Shirat kanë shkaktuar probleme në shumë zona, duke i lënë të shkatërruara.
2018 është regjistruar si viti më i nxehetë në Francë që prej 1900.
Sipas ekspertëve intensifikimi i shirave ka ardhur nga ujrat jashtëzakonisht të ngrohta të Mesdheut.
Erëra të forta kanë prekur edhe Spanjën dhe Portugalinë.