INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përmbytje në gjithë vendin, humb jetën një 40-vjeçar në Klos

Përmbytje në gjithë vendin, humb jetën një 40-vjeçar në Klos

Publikuar më: 13:04 08-11-2016

Në Bashkinë Klos, në fshatin Plan i Bardhë, është shënuar viktima e parë në vend si pasojë e përmbytjeve. Viktima është shtetasi me inicialet Gj.N, i cili dyshohet se është rrëmbyer nga ujit. Ndërkohë një familje me pesë persona është bllokuar në një banesë në lumin Mat dhe pritet helikopteri i FA-ve për t’i marrë prej andej.

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë sjellë edhe problemet e para të shkaktuara nga përmbytjet.

Forcat e ushtrisë dhe mjetet kanë ndërhyrë sipas kërkesave të qarkut Lezhë për evakuim banorësh në zonat e rrezikuara nga përmbytjet. Ndërkohë që situata është problematike dhe në Fushë-Krujë, ku janë tre familje në rrezik përmbytjeje, ndërsa kanë mbërritur forcat e ushtrisë për evakuimin e tyre.

Ministria e Mbrojtjes ka dërguar 30 trupa në qarkun e Lezhës, ndërkohë që janë në gatishmëri dhe 6 mjete të kalueshmërisë së lartë të cilat kanë ndërhyrë në përgjigje të kërkesës së emergjencës civile, por dhe të vetë banorëve.

Dy grupe shpëtimi me varka shpëtimi dhe mjete të kalueshmërisë së lartë janë në Fushë-Krujë në ndihmë të banorëve për evakuimin e tyre. Forcat e ushtrisë pritet të ndërhyjnë dhe në Derven pas daljes nga shtrati të lumit Zezë dhe në Borizanë. Një situatë e vështirë është edhe te Ura e Brarit në Tufinë, ku kanë mbërritur forcat e ushtrisë për evakuimin e një familjeje e cila është në rrezik përmbytjeje.

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887