Moti i keq ka mbërthyer Indinë, me shira të dendur që kanë sjellë përmbytje të mëdha.
Përmbytjet nuk kursyen as një tren me 700 pasagjerë pranë Mumbait.
Një lum doli nga shtrati dhe vuri në rrezik jetën e qindra personave.
Në operacionet e shpëtimin u përdorën varka, helikopterë dhe morën pjesë një numër i madh zhytësish, të cilët bënë të mundur evakuimin e pasagjerëve.