INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
​Çfarë po ndodh në Britani? Përmbytje në veri, plazh në jug

​Çfarë po ndodh në Britani? Përmbytje në veri, plazh në jug

Publikuar më: 08:35 14-09-2016

Përmbytje të mëdha kanë prekur një pjesë të Britanisë, ndërsa disa zona të tjera po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit. Stuhitë kanë shkaktuar kaos në Manchester, Birmingham, Devon dhe Cornwall. Raportohet se janë devijuar fluturimet në aeroportin e Birmingham, ndërsa aeroporti i Manchester ka mbyllur një nga pistat.

Temperaturat u rritën mbi 34 gradë celsius në disa zona në jug të Anglisë dhe shumë njerëz ju drejtuan parqeve e zonave bregdetare për t’u freskuar.

Zyra meteorologjike njoftoi se termometri kishte shënuar 34.4 gradë celsius në qytezën e Gravesend në Kent, në juglindje të Londrës, duke e bërë 13 shtatorin ditën më të nxehtë të vitit.

Article Logic
Execution time: 0.0023899078369141