INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Përmbytje nga veriu në jug, situata problematike në Shkodër e Vlorë [VIDEO]

Publikuar më: 09:29 10-11-2016

Në ditën e tretë të reshjeve intensive në vend, situata e përmbytjeve është problematike në disa qarqe.
Në qytetin e Shkodrës lagjia Ajasëm vijon të jetë ende nën ujë. Në fshatin Obot 100 shtëpi vazhdojnë të jenë të bllokuara nga prezenca e ujit, ndërsa në njësinë administrative Bërdicë numri i shtëpive të rrethuara nga uji është 20. Në fshatrat Obot dhe Ana e Malit rruga është bërë e pakalueshme, ndërsa rreth 300 hektarë tokë ndodhen nën ujë. Po ashtu për shkak të rreshqitjeve të dherave dhe gurëve ka pasur probleme në akset rrugore në Fushë Arrëz dhe në Gjegjan.
Edhe në jug situate është problematike. Reshjet e shumta kanë shtuar prurjet në lumin Vjosë, duke bërë që ai të dalë nga shtrati. Ndërkohë nga të dhënat e fundit rezulton se, ujërat kanë përmbytur disa hektarë tokë në zonën e Urës së Mifolit.
Ndërkohë, e përmbytur rezulton edhe rruga që të çon në bashkinë Selenicë, në vendin e quajtur Bishti i Malit.
Ndërkohë autoritetet shtetërore i kanë bërë thirrje banorëve të fshatrave buzë Vjosës që të largohen nga banesat e tyre.

Ndërkohë Kryeministri Rama mblodhi në orët e para të mëngjesit në Zyrën Operacionale Shtabin e Emergjencave, për të bërë një analizë të situatës. Ministri Panariti ka lajmëruar se në fundjavë do të rikthehen reshjet në veri.

Article Logic
Execution time: 0.0033328533172607