INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përmbytjet e rrugëve, Shemsi Prençi: S’kemi kapacitet për të ndërhyrë

Përmbytjet e rrugëve, Shemsi Prençi: S’kemi kapacitet për të ndërhyrë

Publikuar më: 18:43 30-11-2017

Reshjet intensive të shiut kanë përmbytur të enjten pasdite autostradën Tiranë-Durrës.
Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi i kontaktuar nga Opinion.al në lidhje me përmbytjet në disa rrugë dhe veçanërisht autostradës Tiranë-Durrës, tha se ne jemi njësi koordinimi dhe s’kemi kapacitetet e duhura për të ndërhyrë.
Premçi tha se është përgjegjësi e kompanisë private të mirëmbajtjes.
Policia e Shtetit, përmes një njoftimi për mediat deklaroi se në autostradën Tiranë-Durrës, përballë karburant Kastratit është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi uji në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra.
Policia tha se ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin.

Article Logic
Execution time: 0.0034129619598389