INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përmbytjet/ KESH ndihmë financiare 100 milion lekë për të prekurit

Përmbytjet/ KESH ndihmë financiare 100 milion lekë për të prekurit

Publikuar më: 12:25 22-03-2018

Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare solidarizohet me operacionet e gjithanshme të strukturave shtetërore që po menaxhojnë vështirësitë e krijuara në zonën veriore të vendit nga reshjet e dendura dhe të tejzgjatura të muajit Mars 2018.

Organet drejtuese të Korporatës bëjnë me dije se i kanë akorduar Ministrisë së Mbrojtjes një fond prej 10 milion Lek të reja si kontribut për përballimin e nevojave jetësore të familjeve të shpërngulura. Korporata, ndërkohë që vijon të ndjekë në dinamikë ecurinë e parametrave hidroenergjetikë në kaskadë dhe të operojë veprat energjtike brenda përgjegjësisë së saj ligjore dhe përcaktimeve rregullatore, po bashkërendon informacionin në kohë reale me të gjitha strukturat e pushtetit qëndror dhe lokal dhe Emergjencat Civile.

Article Logic
Execution time: 0.0020999908447266