Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e shoqëruar edhe nga deputeti Luan Rama kanë vizituar këtë të hënë zonat e përmbytura në Shkodër.
Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre duke treguar situatën në të cilën ndodhen ku u ka mbetur pak ushqim si për vete por edhe për bagëtinë.
Ndërsa në fjalën e saj para banorëve Kryemadhi u shpreh se duhet gjetur një zgjidhje afatgjatë.
‘Ne kemi ardhur në emër të grupit parlamentar, kemi ardhur si qytetarë për të dhënë aq ndihmë sa kemi mundësi. Nuk duam ta përdorim për politikë, kjo është njerëzore' nënvizoi Kryemadhi.